Login for faster access to the best deals. Click here if you don't have an account.

Sales Director .... Full-time Job

1 week ago   Marketing & Communication   Tirana   1 view Reference: yMYer7YpaOB
Job Details

Drejtor Shitjesh

Përshkrim i përgjithshëm:

Art & Tourism Development Group (ATDG) është në kërkim të një Drejtori Shitjesh të talentuar dhe të përkushtuar për të udhëhequr strategjitë e shitjes dhe zhvillimit të biznesit në industrinë e hotelerisë. Ky rol është thelbësor për rritjen e numrit të rezervimeve, ndërtimin e marrëdhënieve me partnerët strategjikë dhe promovimin e markës sonë si një destinacion i preferuar për pushime dhe biznes.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të shitjes për të rritur rezervimet në hotel, duke përfshirë segmentet e leisure dhe MICE (Meetings, Incentives, Conferences, Events);

  • Krijimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve me agjencitë e udhëtimeve, kompanitë dhe klientët individualë (FIT);

  • Organizimin e prezantimeve dhe pjesëmarrjen në panaire dhe evente të industrisë për të promovuar shërbimet e hotelit;

  • Menaxhimin e buxhetit të shitjes dhe sigurimin e arritjes së objektivave financiare;

  • Monitorimin e trendeve të tregut dhe identifikimi i mundësive për zhvillim të mëtejshëm;

  • Trajnimi ndhe motivimin e ekipit të shitjeve për të siguruar një performancë të shkëlqyer;

  • Hartimin e analizave e raporteve të shitjes për të identifikuar pikat e përmirësimit;

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Diplomë universitare në Menaxhim Hotelerie, Marketing, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme;

  • Minimumi 3 vite përvojë në menaxhimin e shitjeve, preferohet në industrinë e hotelerisë;

  • Njohuri të avancuara në strategjitë e shitjeve B2B dhe B2C;

  • Eksperiencë në menaxhimin e marrëdhënieve me partnerët dhe klientët VIP;

  • Njohuri të sistemit të menaxhimit të pronës (PMS) dhe mjeteve CRM;

  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe negociata;

  • Njohuri të mira të tregut lokal dhe ndërkombëtar të turizmit;

  • Aftësi shumë të mira kompjuterike;

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;

  • Fleksibilitet dhe gatishmëri për të udhëtuar, sipas nevojës;

Përfitimet:

  • Punë në një mjedis profesional dhe mikpritës;

  • Mundësi për zhvillim të karrierës në hotele prestigjioze;

  • Pagë konkurruese dhe bonuse bazuar në performance;

  • Trajnime dhe mundësi për zhvillim profesional;

Dergoni CV tuaj ne adresen e e-mailit: hr@agikons.com

Ju mirepresim!

Company Description
Established in 1996, AGIKONS SH.P.K is one of the largest companies of residence development in Albania, which has been operating for years in the domestic market and in the field of real estate and tourism management.Our Values & Strengths* Transparency;* Social responsibility;* Effectiveness & collaboration;* Continues improvement;* Return On Investment;* Preservation of diversity, appreciation and protection of nature;* Education with tradition & artistic values.