img
Dekoll sh.p.k është një kompani e re e ndërtuar së fundmi, aktiviteti i së cilës konsiston në prodhimin e materialeve të ndërtimit si: koll, grafiato, fino, auto nivelant, suva mbushese, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi.Kjo është fabrika më moderne në Ballkan në saj të teknologjisë së fundit italiane të prodhimit.Dekoll sh.p.k është një investim i Brunes sh.p.k, kompania distributore më e madhe dhe më prestigjioze e pllakave dhe mobiljeve me 20 vjet përvojë në tregun shqiptar, që zë mbi 30% të tregut në sektorin e shpërndarjes së pllakave. Ajo disponon një rrjet dyqanesh të vendosur në të gjithë Shqipërinë.Dekoll sh.p.k me një kapacitet prodhimi 30 ton në orë dhe një sipërfaqe prej 12 000 m², synon të bëhet kompania udhëheqëse në prodhimin e materialeve të parapërgatitura të ndërtimit në tregun shqiptar, duke përmbushur nevojat e klientëve dhe partnerëve me një gamë të gjërë të produkteve cilësorë. Gjithashtu Dekoll synon zgjerimin në tregjet ndërkombëtare duke eksportuar produktet Made in Albania me standarde evropiane.

1 Jobs Found

Dekoll

Logistics Specialist'

3 days ago   Transportation & Logistics   Tirana Full-time   Lek
SPECIALIST LOGJISTIKE- DEKOLL"deKoll" sh.p.k eshte një kompani lider në tregun rajonal që ofron zgjidhje inovative në prodhimin e materialeve të ndërtimit. Gama e produkteve tona...